Pas Brukselit, Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar direkt në Poloni për një vizitë zytare me ftesë të homologës Beata Szydlo.

Hapja e negociatave të anëtarësimit në BE pranverën e ardhshme ka qenë edhe në fokusin e takimit Rama – Szydlo, e cila mbështet dhënien e këtij rekomandimi nga Komisioni Europian, qëndrim që është përshëndetur nga kreu i qeverisë shqiptare.

Dy kryeministrat kanë diskutuar dhe për rritjen e bashkëpunimit 2 palësh, ku me interes fusha e turizimit, pasi numri i shtetasve polakë që kanë zgjedhur bregdetin shqiptare për të pushuar vitet e fundit ka njohur një rritje të konsiderueshme.

Vizita e Kryeministrit Rama në Poloni përkon me 80 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve 2 palëshe me dy vendeve tona.

Tv Klan