Një ditë pas raportit të publikuar nga Forumi Ekonomik Botëror për konkurueshmërinë ekonomike, ku Shqipëria shënonte rritje me 13 pozicione, ka reaguar Kryeministri Edi Rama.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Rama thotë se ky raport është dëshmi e reformave ekonomike e sociale të ndërmarra nga qeveria.

Kryeministri veçon Arsimin dhe Shëndetësinë, duke e konsideruar përmirësimin e tyre si mjaft të dukshëm.

“Forumi Ekonomik Botëror nuk është as mafia, as kartel droge, as klient i qeverisë shqiptare, as organizatë socialiste! Ja si e vlerëson ky forum, bazuar në fakte të verifikuara jo llafe kazanesh politike e mediatike të bulevardit të Tiranës, Shqipërinë e reformave tona ekonomike e sociale: 

Shqipëria shënon rritje me 13 pozicione më lart në renditjen globale të konkurueshmërisë ekonomike. 

Vendi ynë ka shënuar përmirësime në pothuaj të gjithë indikatorët, ku Arsimi dhe Shëndetësia, spikasin për përmirësimin e tyre mjaft të dukshëm, duke e renditur Shqipërinë të 33-tën nga 138 ekonomi të matura në rang global. 

Shqipëria ka lënë pas Greqinë, Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnje – Hercegovinën, në renditjen globale të konkurrueshmërisë. 

Ndërsa krahasuar me raportin 2014-2015, jemi rritur me 17 vende!”,

shkruan Rama./tvklan.al