Edi Rama e sheh të vlefshëm çdo komunikim me zgjedhësit, qoftë edhe në rrjetet sociale, për të kërkuar votat e tyre këtë të diel.

Votën e 25 Qershorit, Rama thotë se nuk e do për vete, pasi ai rrëfen se nga karriera e tij politike ka marrë gjithçka ka dashur, por e do vetëm për të ardhmen e Shqipërisë.

Dhe interesi kombëtar, për Ramën e do që të majtë e të djathtë të bëhen bashkë për të nxjerrë një herë e mirë partitë që e shohin pushtetin si mundësi për të përfituar për vete.

Video mesazhin e tij, Kryeministri e mbyll me një lutje.

Tv Klan