Gjatë një mitingu elektoral në Prrenjas, Kryeministri Edi Rama ka akuzuar kryetaren e kësaj Bashkie nga radhët e LSI Miranda Rira, për punësimet që ka bërë. Nga motra, tek vajza e dajës e deri tek krushku, janë punonjësit e Bashkisë së Prrenjasit.

Kryeministri Edi Rama ka treguar listën e të punësuarve.

 “

Këtu në Pr

r

enjas, inspektori i financave është vajza e dajos e kryetares së Bashkisë, specialisti i emergjencave djali i dajos, specialisti për problemet e dhunës në familje vajza e motrës së kryetares së Bashkisë. Inspektor për mbrojtjen e konsumatorit kushërira e kryetares. Specialist shërbimesh djali i dajës i kryetares së bashkisë. Hidraulik, kunati i drejtorit të shërbimeve. Shoferi djali i motrës, roja i shkollës djali i tezes. Kunata në punë në bashki. Djali i hallës në punë në bashki. Drejtori i rrugëve krushku, administratori në bashki djali i tezes

”,

u shpreh Kryeministri Edi Rama.

/tvklan.al