Kryeministri Edi Rama i është rikthyer bashkëbisedimeve me fermerët për Fondin Kombëtar të Garancisë në bujqësi.

Por me fermerët e Shijakut, Rama foli dhe për titujt e pronësisë në tokat bujqësore, problem i trashëguar ndër vite dhe qe ai premtoi se do t’i jap zgjidhje përfundimtare.

Edi Rama, kryeministër:

25 vjet nga dalja e ligjit, jo vetëm që nuk u shpërndanë titujt e pronësisë, por përkundrazi, situata vetëm u ngatërrua. Ne kemi ndërmarrë një operacion masiv në gjithë territorin dhe me bashkitë e reja kemi filluar procesin e dhënies së pronësisë bazuar në ligjin 7501.

Zgjidhje përfundimtare kryeministri thotë së qeveria e tij do t’i jap dhe çështjes se vaditjes dhe kullimit për tokat bujqësore.

Edi Rama, kryeministër:

Në këtë aspekt me bashkitë po bëhet një punë e madhe dhe do vazhdojmë me këtë operacion deri kur të mos mbetet asnjë metër katror tokë bujqësore e pa ujitur apo e pa garantuar për kullimin. Është njëkohësisht dhe paketa më e madhe financiare që një qeveri ka vënë në dispozicion të ujit në parcelë qysh nga viti 1991.

Ne Shijak kryeministri inspektoj dhe punimet për zbatimin e 9 projekteve që vijnë si pjese e Rilindjes Urbane, që e kane kthyer këtë qytet në një kantier të madh ndërtimi./ TV KLAN