Ish-kryeministrit i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar Presidentin Ilir Meta. Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, Haradinaj shpreh gatishmërinë e tij për një bashkëpunim të ngushtë në shërbim të interesit të përbashkët kombëtar mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Statusi:

I nderuar z President, Ilir Meta,

Ju uroj përzemërsisht marrjen e detyrës së Presidentit të Republikës së Shqipërisë!

Më lejoni tu shpreh konsideratën time më të lartë, dhe besimin se Ju do të luani rol të rëndësishëm në modernizimin e shtetit shqiptar, si dhe në forcimin e marrëdhënieve vëllazërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës. Po ashtu llogaris në ndihmën tuaj të pakursyer për shtetin e ri të Kosovës.

Njëkohësisht shpreh gatishmërinë time për një bashkëpunim të ngushtë në shërbim të interesit të përbashkët kombëtar.

Ju priftë e mbara!

RH