Projekti i Sokol Pepkolajt për realizmin e një filmi të pagëzuar me emrin “Parajsa e Zezë”, solli në Tiranë, hollywoodianin Randall Paul. Aktorin që e njohim për interpretimet e tij në filma të famshëm si “Eyes Wide Shut”, “Mission:Impossible” apo “Four Weddings and a Funeral” do të jetë pjesë e ekipit realizues, që punën e nisën me zhvillimin e një audicioni me aktorë shqiptarë.

Në intervistën për Televizionin Klan, Randall Paul, e përkufizon prezantimin e parë me aktorët dhe Tiranën si shesh-xhirimi si surprizë.

“Jam shumë i ngazëllyer me aktorët shqiptarë. Kam zhvilluar audicione në Londër e Berlin, atje aktorët reflektojnë si të thuash sindromën e protagonizmit. Këtu janë të sjellshëm, klasik dhe veçanërisht të bukur. Nuk dua të hyj në detaje të tjera, nuk do të ishte etike’.

Për projektin filmik të pavarur, ende në fillimet e tij, ajo që Sokoli mund të na zbulojë është pak.

“Historia është një dramë  sociale. Kjo më tërhoqi dhe pranova të bëhem pjesë. Larg filmave komercial si “Transformers”. Propozimi im është që ky film të prodhohet i gjithi këtu, keni ambientet dhe infrastrukturën që të krijojnë lehtësi, regjisorët e huaj duhet ta zbulojnë këtë vend. E di çfarë më ka thënë i famshmi Nino Celeste, drita në Shqipëri është fantastike”.

Si Pepkolaj dhe Paul synojnë që “Parajsa e Zezë” të jetë një produkt për tregun ndërkombëtar.

Tv Klan