Leicester City rinovoi kontratën me Claudio Ranieri, trajneri i cili i dha titullin kampion që në sezonin e parë në krye të ekipit.

Italiani firmosi një marrëveshje të re deri në qershor të 2020, duke e zgjatur edhe me dy vite të tjerë në krahasim me të mëparshmen.

Klubi anglez i përmirësoi edhe pagën, 3 milionë e gjysmë euro në sezon, dyfishi i asaj që përfitonte më parë.

Leicester City befasoi të gjithë me suksesin e arritur sezonin e kaluar ku mori për herë të parë trofeun e Premier League edhe pse në fillim të kampionatit nuk mendohej diçka e tillë. Për këtë skuadra përfitoi edhe shpërblime.

Surpriza e fundit ishin 19 BMW i8, me vlerë 122 mijë euro secila. Ngjyra e tyre natyrisht bojëqielli, si ajo e ekipit. /TV KLAN