DashDeparatamentit Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për të drejtat e njeriut në vitin 2013. Në të thuhet se problem kryesor i shoqërisë shqiptare mbetet korrupsioni dhe përhapja e tij në mënyrë kapilare në të gjithë ngrehinën shtetërore. Raporti vëren se gjatë vitit të kaluar ka patur zvarritje të axhendës së reformave, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit, çështje në të cilën u fokusua edhe fushata zgjedhore e partive .

Po ashtu, në këtë dokument, theksohet se përpjekjet e qeverisë për të ndjekur penalisht zyrtarët që kanë kryer abuzime ishin sporadike dhe jo të vazhdueshme. Raporti nënvizon edhe një herë qëndrimin e Shteteve të Bashkuara se zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit “ishin konkurruese, me pjesëmarrjen aktive të qytetarëve në të gjithë fushatën dhe respektim të vërtetë të lirive themelore.”