Një ditë pas publikimit të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit lidhur me terrorizmin, ka reaguar Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Ky i fundit, tha se ekstremizmi dhe radikalizmi fetar po kërcënojnë një nga shtyllat kryesore të identitetit të shoqërisë së Kosovës të tolerancës dhe harmonisë fetare.

Në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për terrorizmin, u tha se “kërcënimi i ekstremizmit të dhunshëm islamik në Kosovë është rritur gradualisht që nga konflikti i vitit 1999, raporton Zëri i Amerikës.

Ndërsa njohës të çështjeve të sigurisë thonë se ekstremizmi i dhunshëm dhe radikalizmi është sfidë botërore dhe si e tillë ka prekur edhe Kosovën./tvklan.al