Nga auditimet e kryera në vitin 2015, Kontrolli i Lartë Shtetit thotë se rezulton që dëmi ekonomik shkaktuar shtetit nga institucionet është 919.9 mln euro.

Duke u fokusuar tek Sektori Energjitik, ku vetëm dëmi i shkaktuar nga marrëveshja e mirëkuptimit me CEZ arrin në 479 mln euro, Kryetari Bujar Leskaj tha se pavarësisht sulmeve politike, i qëndron gjetjeve të bëra.

I pranishëm në prezantimin e analizës për vitin 2015, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani kërkoi përgjegjësi individuale për cilindo që abuzon me postin.

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla theksoi se falë bashkëpunimit dhe punës me KLSH, u arrestua ish – Ministri Ksera.

Ndërsa Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani tha se, së shpejti Prokuroria dhe KLSH do të hetojnë korrupsionin e qeverisë pa patur nevojë për kallzime

Për vitin 2016, Kryetari i KLSH tha se në fokus do të jenë marrëveshjet koncesionare, ato të parneritetit publik privat dhe borxhi publik.

Tv Klan