Norma e lindshmërisë është në rënie edhe në Shqipëri, ashtu si në pjesën më të madhe të vendeve të Bashkimit Europian.

Sipas një raporti të OKB, krahasuar me 10 vitet e shkuara, norma e fertilitetit ka pësuar rënie nga 1.4  që ishte në vitet 90 në 0.7 në vitin 2015. Sipas këtij raporti, ky trend ulje do të jetë I tillë edhe në 5 vitet në vazhdim.

Sot një grua zgjedh të lindë 1 deri në 2 fëmijë. Në vitet 70-75, lindshmëria ishte 4 deri në 5 fëmijë, ndërsa në vitet 90-95 ishte 2-3 fëmijë.

Shkak për këtë trend ulje, janë: shkalla e ulët e vdekshmërisë foshnjore, zgjedhja për t’i kushtuar më shumë rëndësi shkollimit dhe edukimit profesional, si dhe statusi ekonomik.

Ulja e lindshmërisë ka ndikim të drejtpërdrejtë në plakjen e popullsisë. Edhe fertiliteti në rang global ka arritur nivele të ulëta.

Rajoni i Afrikës ka lindshmërinë më të lartë me 4-5 fëmijë për grua, e ndjekur nga Azia dhe Amerika Latinë deri në 3 fëmijë për grua, dhe më pas renditet Europa me 1 deri 2 fëmijë.

TV KLAN