Ish-agjenti rus Sergei Skripal dhe vajza e tij Julia, janë helmuar përmes një lënde nervore, me gjasë gaz nervor. Në këtë përfundim dolën autoritetet britanike pas ekzaminimit të analizave. Bashkë me ta në gjende kritike në spital ndodhet edhe një agjent britanik, i cili u erdhi në ndihmë në momentet e para.

Koloneli Skripal, ishte dënuar në Rusi në vitin 2006 për tradhti kombëtare, u gjet të dielën pa ndjenja bashkë me të bijën.

Ministri i Jashtëm britanik, Boris Johnson, tha të martën se Londra do të reagojë ashpër nëse vërtetohet se pas helmimit të Skripal është Rusia.

Tv Klan