Milionerët aziatikë tani zotërojnë më shumë pasuri se milionerët e Amerikës së Veriut, Evropës apo rajoneve të tjera.

Sipas një raporti nga firma e financave “Capgemini”, tregohet se pasuria e milionerëve është rritur me 10% vetëm në vitin 2015. Raporti “Pasuritë e Botës” tregon se milionerët e Azisë zotërojnë gati 60 trilion dollarë pasuri, rreth 4 herë më e lartë se ajo e  30 viteve më parë.

Rritja ekonomike në Azi është mbështetur kryesisht nga shërbimet financiare, teknologji dhe industri e kujdesit shëndetësor.

“Azia për momentin është forca më dominuese e përfaqësuar nga dy të pestat e pasurisë së botës, më shumë se ajo e Evropës”.

/tvklan.al