Janë 5 kërkesat e PD-së që kushtëzojnë marrëdhënien e saj dhe aleatëve me parlamentin. Deputeti Ervin Salianji, i përjashtuar për disa ditë për shkak të tymuesve që hodhi në seancën e fundit, sqaron se çfarë nënkupton marrëdhënia e kushtëzuar me parlamentin.

“Në do të shkojmë në parlament nëse do të shkojmë drejt një qeverie antimafia që do të luftohet krimi, do të bëhet i mundur zbatimi i plotë i ligjit të dekriminalizimit , largim  i krimineleve nga administrata publike,  implementimi i Reformës në Drejtësi sipas miratimit që është bërë me 140 vota në parlament. Gjithashtu ngritja sa më për e strukturës antikorrupsion që është SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit për të hetuar sa më parë personat që kryejnë vepra të rënda kriminale apo të korrupsionit dhe po njësoj Reforma Zgjedhore. Këto janë kërkesat tona

”.  

Megjithatë Partia Demokratike dhe aleatët do të marrin pjesë në seancat plenare e komisionet që nisin punën të hënën e15 janarit. Qëndrimi që do të mbajnë kundrejt ligjeve të ndryshme , do të variojnë në bazë të rëndësisë së tyre.

Teksa kanë nisur përgatitjet e koordinuara me aleatët  për protestën e 21 Janarit, Salianji dhe eksponentë të tjerë të PD-së garantojnë se do të jetë paqësore.

Klan Plus

Gazetare : Elona Gjylmi