Misioni i OSBE-ODHIR mbajti sot një deklaratë  për zgjedhjet e 25 qershorit. Roberto Battellin si koordinator special të misionit të vëzhguesve afatshkurtër të OSBE-së tha se kanë pasur mangësi dhe probleme të ndryshme gjatë zhvillimi të procesit të votimit

Raporti paraprak i OSBE/ ODIHR:

Zgjedhjet u zhvilluan në bazë të një besimi të ulët të një procesi elektoral. U konstatuan mangësi kyçe në proces.

Ulën besimin e publikut në procesin zgjedhor. Gjatë një dite zgjedhjesh me një numër të theksuar zgjedhësish, proceduarat nuk u respektuan plotësisht, parregullsi kyçe u vëzhguan, përfshi dhe procedurat e markimit dhe votimet në grup si dhe ndërhyrjet nga persona të tjerë. Shqetësime nga aktivistë të partive, procesi i numërimit u vonua në shumë vende, transparenca nuk ishte e garantua, zgjedhjet u zhvilluan në kontekstin e elementeve të ndryshme në kontekstin e PD dhe PS.

Hapësira ligjore me rekomandimet e mëparshme nuk u adresua. Komisionin Qendror i Zgjedhjeve operoi në mënyrë transparente. Nuk mori masa të qartësuara dhe dosa nga këto vendimi nuk ishin të qëndrueshme apo ligjorit të shëndosha. Procesi i regjistrimit të zgjedhjeve ishte i bazuar në marrëveshje sesa në ligj. Liri shprehje e cila u respektua, pati akuza të shpërndara të blerjes së votave. Presion mbi votuesit të cilët sollën rënien e besimi publik.

Marietta Tidei, tha se marrëveshja e 18 majit mes PS dhe PD krijoi një devijim të rrezikshëm politik.

Theksoj dhe njëherë disa vlerësime praprake. Doja të dioja të theksoja disa pika.

Marrëveshja politike e 18 majit, krijoi një situatë dhe devijim të rrezikshme politik të vendin. Kjo marrëveshje do të adresojë mjaft çështje afatgjata që lidhen me burime administrative dhe blerjen e votave. Përveç marrëveshjes doja të theksoja dhe perfomancën e organizmave elektorale.

Pati një transparence të përgjithshme. Fushata kishte mjaft opsione dhe liri që u respektuan. Media tha mjaft informacion që u krijoi mundësi votuesve të merrnin një vendim”.

Shpresoj që kjo marrëveshje politike të vazhdojë të shfrytëzohet për ambicien e Shqipërisë në BE,

tha Tidei./tvklan.al