xhamia

Numri i xhamive të cilat janë jashtë juridiksionit të Komunitetit Mysliman është rreth 89.

Shifra alarmante në kohën kur dyshohet se në disa prej tyre predikohet pro Shtetit Islamik, është bërë e ditur ditën e mërkurë në Komisonin Parlametar të Sigurisë Kombëtare nga Zëvendësdrejtori i Shërbimit Informativ, Ylli Alushi.

Ai u dorëzoi deputëteve një raport sekret, në të cilin evidentohet se këto objekte kulti pa kontroll janë rrezik potencial ku mund të predikohen terrorizmi.

Televizioni Klan kontaktoi me përfaqësues të Komunitetit Mysliman, të cilët nuk e mohuan vërtetësinë e informacionit që disponon SHISH. Por ata sqaruan se ky numër përbën rreth 7 % të xhamive në vend dhe shumica prej tyre janë të mbyllura.

Burime të Televizionit Klan thanë se këto xhami shtrihen në rrethe të ndryshme të vendit, kryesisht në zona të thella.

Një prej tyre është edhe xhamia e Unazës së Re në Tiranë, e cila refuzon të bëhet pjesë e Komunitetit Mysliman. Ish – imami i aj gjendet në burg për terrorizëm.

Aktualisht SHISH dhe Antiterrori kanë një numër të konsiderueshëm xhamish nën survejim, të cilat frekuentohen nga elementë të radikalizuar dhe paraqesin rrëzikshmëri të lartë shoqërore.

Vëmendja e agjentëve është e fokusuar në 7 qytete, ku veprimtaria e tyre është më e madhe. Në lupën e SHISH janë dhe organizata bamirësie, të cilat financohen nga individë të dyshimtë nga jashtë vendit.

Tv Klan