Rashford, heroi i Manchester United

Marcus Rashford ishte heroi i Manchester United në çerekfinalen e kthimit me Anderlecht. Sulmuesi i ri realizoi në minutën e 107 duke i dhënë fitoren 2 – 1 Djajve të Kuq. Më parë Rashford kishte dhënë pasimin në golin e Mkhitaryan.

Një kualifikim i vështirë në gjysmëfinale që nuk kaloi pa shqetësime, pasi Zlatan Ibrahimovic la fushën i dëmtuar dhe ekziston mundësia që të ketë mbyllur sezonin. Në gjyësmfinale shkoi edhe Lyon, por vetëm pas goditjes së 11-metërshave përballë Besiktas.

Koha e rregullt u mbyll me rezultatin 2 – 1 në favor të ekipit turk, por ai francez e kishte mundur me të njëjtin rezultat 1 javë më parë. Lyon ia doli të shënojë 7 herë nga pika e penalltisë, ndërsa Besiktas 6 edhe kishte mbështetjen e publikut, që kësaj here nuk shkaktoi trazira. Ajax është një tjetër gjysmëfinalist.

Humbja 3 – 2 në fushën e Schalke nuk ndikoi, pasi javën e kaluar në Amasterdam Kishte fituar me rezultatin 2 – 0. Sfida u mbyll pas 120 minutave lojë, me holandezët që shënuan golat në pjesën e dytë të shtesës. Celta Vigo befasoi sërish duke siguruar një vend në gjysmëfinale. Pas fitores 3 – 2 në takimin e parë i mjaftoi një barazim 1 – 1 në fushën e Genk. 

Tv Klan

Kategori
SportTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*

Të Lidhura