ttt

Milot Rashica mund të jetë shqiptari i radhës, i cili mund ta luajë prej sezonit të ardhshëm në Serie A.

Mesfushori me tipare sulmuese vëzhgohet nga Napoli sipas “Corriere dello Sport”.

19-vjeçari po shkëlqen me Vitesse në kampionatin hollandez dhe me Kombëtaren Shpresa.

Rashica është një golashënues dhe një ndihmë e madhe për ekipin, në fazën mrbojtëse.

Cilësitë e tij janë pikasur nga ekipi kryesues i Serie A. Drejtuesit e Napoli verën e kaluar besuan te një tjetër shqiptar, mbrojtësi i djathtë i Kombëtares, Elseid Hysaj.

Milot Rashica është një futbollist me të ardhme, dhe të tillë e vlerësoi edhe pak ditë më parë “Gazzetta dello Sport”, duke e përfshirë në listën e 50 futbollistëve më me prespektivë që janë jo më shumë se 20-vjeç.

Tv Klan