Një çift vogëlushësh binjakë të cilët kanë lindur me kokë të ngjitur, do i nënshtrohen një operacioni për t’u ndarë.

Anias dhe Jadon McDonald lindën nëpërmjet operacionit cezarian shtatorin e shkuar në Chicago, Ilinois.

395B0D5200000578-3836627-image-a-4_1476372573753

Prindërit e tyre, 31-vjeçarja Nicole dhe 37-vjeçari Christian, këmbëngulin se djemtë janë perfektë ashtu siç janë.

Por që ata të bëjnë një jetë normale, duhet të shkojnë në spitalin e Montefiores në Bronks, Nju Jork, për t’iu nënshtruar një prej operacioneve më të kushtueshëm dhe më të veçantë në botë, që të mos ndajnë më të njëjtën kokë.

395B0D6900000578-3836627-image-a-3_1476372563784

Operacioni kushton 2.5 milionë dollarë dhe ka një kohëzgjatje prej 20 orësh. Ky është një rast një në 2.5 milionë lindje. Një e treta e atyre që mbijetojnë gjatë lindjes vdesin gjatë 24 orëve të para./tvklan.al