Një 50 – vjeçare ka ndërruar jetë, pas u kafshua nga një mace, e cila ishte e infektuar.

Kjo ngjarje ka ndodhur në Japoni dhe ka shënuar rastin e parë që një mace të transmetojë infeksionin tek njeriu.

Ministria e Shëndetësisë e Japonisë tha se gruaja ka qenë duke e ndihmuar macen e rrugës, por pa menduar se do kishte pasoja të tilla.

Dhjetë ditë më vonë, ajo vdiq nga ethe të rënda. Sipas mjekëve gruaja ka ndërruar jetë nga kafshimi i maces, e cila kishte qenë e infektuar me sindromën SFTS.

Sindroma SFTS (Severe Fever with Thrombocytopenia Syndrome) relativisht e re është një sëmundje infektive në zhvillim në Kinë, Kore dhe Japoni dhe shkaktohet nga pickimet e insekteve.

Ministria e Shëndetësisë e Japonisë tha se vdekja e fundit është një rast i rrallë dhe paralajmëroi njerëzit që të jenë të kujdesshëm kur kanë kontakte me kafshët të cilat nuk janë të vaksinuara./tvklan.al