Protesta-ShkupNë Shkup janë rikthyer protestat kundër vendimit gjyqësor për rastin ‘Monstra’.

Protestuesit kërkuan lirimin e 6 shqiptarëve të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e pesë maqedonasve dy vite më parë tek liqeni i Smillkovcës.

Protesta e familjarëve të dënuarve dhe qytetarëve filloi nga lagja Çairçanja.

Protestuesit në duar mbanin parullat si “Drejtësi për të gjithë”, “Marshi i lirisë”, “Nuk jemi terroristë” apo “Shqipëri Etnike”.

Edhe pse ishte paralajmëruar se ajo do të vazhdojnë deri te Gjykata Themelore e Shkupit, aty ku u shqiptua dënimi maksimal për 6 shqiptarët dhe përpara qeverisë, protestuesit u penguan nga policia, e cila edhe kësaj radhe në numër të madh ishte stacionuar në afërsi të qendrës tregtare ‘Mavrovësja’.

Nga Këshilli Organizativ i protestave kanë theksuar se edhe përkundër faktit që protesta ishte paraqitur në polici dhe ishin respektua të gjitha procedurat, nuk u lejua që revolta të shprehet përpara godinës së Qeverisë.

Këshilli organizativ paralajmëroi vazhdimin e protestave deri sa Gjykata nuk paraqet provat, në bazë të të cila 6 shqiptarët u dënuan me burgim të përjetshëm.

Tv Klan