Në Peru mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale. Një fitore e mundshme e Keiko Fuxhimorit, kandidate e partisë së djathtë të Forcës Popullore, do të sillte sërish në pushtet një klan familjar prej vitesh në drejtim të vendit.

Babai i Keikos, Albert Fuxhimori ka qenë president në periudhën 1990 – 2000 dhe aktualisht po vuan dënimin me 25 vjet burg për shkelje të të drejtave të njeriut.

Kandidati tjetër është Pedro Pablo Kuzinski, i qendrës së djathtë, ish-bankier i Uoll Strit, i cili gjithë fushatën e tij e përqendroi në betejën kundër korrupsionit. Sipas sondazheve të dy kandidatët janë shumë pranë njëri tjetrit. /TV KLAN