Përbërësit:

(për 100 gram miell)

Spinaq Miell 100 gr

Vezë 1 kokërr

Vaj

Kripë

Përgatitja:

Në fillim skuqim spinaqin derisa të pijë të gjithë ujin që lëshon. Për përgatitjen e brumin në çdo 100 g miell i hedhim një kokërr vezë, shtojmë pak vaj, kripë dhe ujë të ngrohtë sa të zihet brumi. Më pas brumin e lëmë të vijë për 30 minuta. Hapim një petë dhe e presim për së gjati. Vendosim spinaq dhe krijojmë raviolit. Pasi të kemi mbaruar të gjithë raviolit, i ziejmë në ujë me kripë për 5 minuta. Pasi i kullojmë i hedhim gjalpë dhe djathë të grirë./ tvklan.al