Një shpërthim i ndodhur pranë një zyrë elektorale të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Durrës, është bërë shkak për të tjera akuza mes kësaj force politike dhe Partisë Socialiste.

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, kryesues i listës së LSI –së për qytetin bregdetar, tha se autorë të kësaj vepre janë ata që i quajti si ‘policë të Rilindjes’.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë Socialiste të Durrësit. Socialistët thonë se e dënojnë ngjarjen, distancohen prej saj, por akuzojnë Lëvizjen Socialiste për Integrim se e ka inskenuar vetë atë.

Policia tha se sasia e eksplozivit e vendosur në zyrën elektorale në lagjen 18 ishte e vogël dhe shkaktoi vetëm dëme të pakëta materiale. Ekspertët e saj, bashkë me Prokurorinë, kanë nisur hetimet për të zbuluar autorët.

Tv Klan