Vrasja e një vogëlusheje 18 mujashe me orgijinë shqiptare nga dy qenë të egër të rracës pitbull, ka ngjallur debat në komunitetin e qytetit në veri të Italisë.

Fqinjët e familjes në rrethinat e Breshia-s, ku mbrëmjen e së dielës ndodhi ngjarja e rëndë, thonë për mediat se tragjedia mund të ishte shmangur, nëse autoritetet do të ishin më të përgjegjshme.

“Shkova në Policinë Bashkiake për të lajmëruar se ishin 2 pitbullë që vraponin dhe sapo ishin grindur me një tjetër qen, madje sulmuan edhe të zonjën e qenit. M’u përgjigjen se nuk në kompetencën e tyre. Mund të shmangej nëse do të vinin kur i lajmërova unë”.

Vajza e mitur Victoria kishte dalë në oborrin e shtëpisë dhe po luante. Vogëlushja ndodhej në shtëpi vetëm me gjyshin nga ana e babait shqiptar, i cili ndodhej në Gjermani ku edhe punonte.

Gjyshi i vajzës, një 63 – vjeçar, bëri çdo përpjekje për të ndaluar tragjedinë, por u sulmua edhe ai nga qentë e tërbuar. E vetmja mënyrë për të ndalur tërbimin e qenve ishin të shtënat me armë të forcave të sigurisë.

Prokuroria e Brescias ka nisur hetimer për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë që ka tronditur familjen shqiptaro-italiane dhe mbarë komunitetin.

Tv Klan