eni

Incidenti në Teatrin Kombëtar, ku Drejtori Hervin Çuli dhunoi në një mënyrë të paprecedentë, gazetarin e ABC News, Eni Shehu, ngjalli reagime të shumta.

Pretendimi i Drejtorit të Teatrit, se gazetari Eni Shehu bezdisi aktorët gjatë shfaqjes, u hodh poshtë nga gazetarë dhe aktorë.

Gazetarja Fatmira Nikolli, deklaroi përmes një statusi në Facebook se, ndryshe nga ç’prentendon Drejtori Çuli, gazetari Eni Shehu nuk i ka shqetësuar artistët.

Lidhur me incidentin, aktori Julian Deda thote se është momenti që aktorët të reagojnë dhe të mos lejojnë një militant partiak, të keqmenaxhojë punën e tyre.

Ndërsa aktori Arben Derhemi, zbulon një tjetër fakt të rëndë, kur shkruan se: Mirela Kumbaro duhet ta dekorojë për turpin e radhës, sipas tij, të përsëritur.

Në faqen e tij në Facebook, ish – Kryeministri, Sali Berisha, e quan këtë një akt banditesk dhe të shëmtuar, që dëshmon se me “aleancën e qelbësirave”, çdo gjë është e imagjinueshme.

Sipas ish – Kryeministrit, në drejtim të Teatrit, një institucion me vlera kombëtare, është emëruar një kumarxhi i papërmbajtur, një njeri që në vend të drejtimit të Teatrit drejt niveleve të reja, bën gjithçka të përfitojë personalisht dhe të mbushë xhepat nga projektet e tij.

Vetë gazetari Eni Shehu, në një postim në Facebook deklaron se, është i gatshëm të bëjë testin e droges, madje të përballet në gjykatë me shpifësin Hervin Çuli, i cili ka tentuar të prishë rëndë imazhin dhe besueshmërinë e profesionit të gazetarit.

Ndaj këtij akti ka reaguar edhe Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë, që i kërkojnë Kryeministrit dhe Ministres Kumbaro të reagojnë pa vonesë ndaj këtij akti të paprecedentë.

Tv Klan