Pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të parët që kanë ka reaguar kanë qenë Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe Partia Demokratike.

Në deklaratën e Ambasadës Amerikane thuhet se Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm për t’i hequr mandatet tre politikanëve, Elvis Rroshit, Shkëlqim Selamit, dhe Dashamir Tahirit. Sipas saj, vendimi i sotëm është një fitore për popullin shqiptar dhe një paralajmërim për kriminelët që po mendojnë të jenë kandidatë në zgjedhjet parlamentare të 18 Qershorit.

Personat me dosje penale nuk mund të kenë vend në përfaqësimin e shqiptarëve,

përfundon deklarata e ambasadës amerikane.

Edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka quajtur një fitore të shumëpritur për popullin shqiptar. Ai thotë se ndarja e politikes me krimin sapo ka filluar. Por sipas tij, beteja është e gjatë dhe e vështirë, sepse krimi ka mbrojtje dhe mbështetje qeveritare.

Ndërsa Kryeministri Edi Rama, duke iu referuar qëndrimit të përfaqësuesve të opozitës në Komision dhe deklaratës së Kryetarit të Partisë Demokratike thotë se u rrokanis kokën shqiptarëve për ligjin e Dekriminalizimit dhe e shqelmon ligjin me të parën në mbrojtje të problematikut të vet.

Përmes një deklarate të deputetit Luan Rama, edhe LSI shprehu mbështje për vendimet e fundit të KQZ-së dhe inkurajon të gjitha institucionet ligjzbatuese që të realizojnë procesin e Dekriminalizimit, si një detyrim të rëndësishëm përballë interesave të vendit.

Tv Klan