E dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez dukej e tmerruar kur pa futbollistin të pësojë një lëndim të rrezikshëm në fytyrë ditën e dielë. Futbollisti portugez, 32 vjeç, në ndeshjen kundër Deportivo La Coruna të dielën, u godit keq në fytyrë nga Fabian Schar pasi shënoi golin e tij të dytë.

Ndërsa gjaku kishte mbuluar fytyrën e Ronaldos, si Georgina ashtu edhe nëna e tij Dolores u panë duke mbuluar me duar fytyrat e tyre ndërsa ishin ulur në shkallët e stadiumit. Georgina, e cila është edhe nëna e njërit prej fëmijëve të Ronaldos, dukej e tensionuar teksa po shihte incidentin që ndodhi para syve të saj, ndërsa mbante veshur një xhaketë të bardhë dhe xhinse të zeza.

 

 Nëna e Ronaldos po ashtu u trondit dhe nuk i hiqte dot sytë nga fusha.

Ronaldo, i shqetësuar për efektin që incidenti mund të shkaktonte për pamjen e tij të jashtme, nxorri pajisjen e tij të kontrollit të fizionomisë për të parë dëmtimin që i ishte shkaktuar.

Fatmirësisht ylli i futbollit nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz./tvklan.al