INUKKKKDeputetët e Partisë Socialiste për Tiranën teksa i janë kundëprgjigjur reagimit të Partisë Demokratike kanë deklaruar se ndërtimet e mbetura pa prishur nga INUK rezultojnë prej legalizimit të bërë nga qeveria e mëparshme.

Sipas tyre këto legalizime kriminale që kanë krijuar pronarë mbi trotuare kanë krijuar edhe një faturë shpronësimi të papërballueshme për shtetin.

Ata i kërkojnë Partisë Demokratike të mos flasë, por të kërkojë ndjesë për këto turpe prej betoni që ka mbjellë dhe hipotekuar në kurrizin e komuniteteve.

Më tej në deklaratë thuhet se është detyrë parësore e Inspektoriatit të Bashkisë të prishë të gjitha ndërtimet për të cilat flet Partia Demokratike.

Pas kësaj deklarate ka reaguar Bashkia e Tiranës, e cila u ka bërë thirrje deputetëve socialistë të mos mbrojnë paligjshmërinë, pasi sipas saj shkatërrimet selektive të Ramës po mbyllin qindra vende pune, ndërsa klientët e Ramës ndërtojnë pa leje e mbrohen nga Kryeministri.

Bashkia u bën thirrje deputetëve socialistë t’i kërkojnë Ramës të zhbllokojë investimet për ndërtimin e bulevardit, tramit, terminalit dhe investimeve të tjera publike që hapin vende pune dhe përmirësojnë jetën e qytetarëve.

Tv Klan