min transMinistria e Transporteve në një reagim të saj thotë se qeveria është e vendosur t’i japë fund epokës së anarkisë, pasigurisë, konkurencës së pandershme dhe punës në të zezë në një sektor jetik për sigurinë e qytetareve siç është ai i transportit ndërqytetas. Ajo kërkon që kjo çështje të mos instrumentalizohet politikisht, pasi nisma e qeverisë synon modernizimin e transportit ndërurban përmes krijimit të kushteve për udhëtimin e sigurtë e komod të qytetarëve, me automjete të përshtatshme, në linja me orare të përcaktuara, dhe me cmime të lira.

Pjesë e kësaj nisme sipas ministrisë së Transporteve do të jetë edhe përmirësimi i infrastrukturës së stacioneve të autobuseve pranë secilës bashki, me standarte që ka rajoni dhe Bashkimi Evropian.