Pas përfundimit të protestës së opozitës, ka reaguar menjëherë Kryeministri Edi Rama, i cili falenderoi demokratët që refuzuan të merrnin pjesë në këtë tubim.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama thotë se qytetarët demokratë nuk morën pjesë në protestën e Partisë Demokratike, të cilën Kryeministri e quan “qesharaka dhe të pabesë”.

“Faleminderit të gjithë atyre demokratëve, të cilët nuk duan ta shohin me sy qeverinë, po e refuzuan ftesën për të marrë pjesë në babaleprotestën sa qesharake, aq edhe të pabesë ndaj çdo shqiptari e shqiptareje, që nuk pranon të dëmtojë Shqipërinë për babalepartinë

“, shkruan Kryeministri Rama në Facebook.

/tvklan.al