Real Madrid siguroi kualifikimin për në fazën e 1/8 të Chempions Legue pasi fitoi me goleadë ndaj Apoel Nicosia. Madrilenët fituan me 6 gola në një ndeshje ku Benzema dhe Cristiano Ronaldo shënuan nga dy gola. Megjithëse u kthye tek goli, portugezi nuk u shfaq aspak miqësor me gazetarët në fund të ndeshjes

Ai nuk pranoi të japë intervistë duke u thënë gazetarëve se ata nuk raportojnë në mënyrë të drejtë deklaratat e tij.

Në ndeshjet e tjera Liverpool ende nuk e ka siguruar kualifikimin duke shpresuar për në takimin e fundit pasi Sevilla rikuperoi dhe barazoi me rezultatin 3-3. Në pjesën e parë anglezët shënuan tre herë në 30 minutat e para të ndeshjes. Me fillimin e së dytës Sevilla vuri zemrën në fushë derisa gjeti golin e barazimit 3 minuta pas përfundimit të kohës së rregullt.Napoli ka ende shpresë për të kaluar, pasi fitoi në fushën e vet 3-0 me Shakhtar Donetsk.

Manchester City u mjaftua me një gol të Sterling në fund të takimit për të kaluar 1-0 Feyenoord dhe për të siguruar edhe vendin e parë. Kualifikimin e siguroi edhe Tottenham që mundi Dortmundin 2-1.

Tv Klan