Real Madrid dhe Manchester City janë ekipet e para gjysmëfinaliste të Champions League. Real u kualifikua mbrëmë, pasi përmbysi humbjen 2 – 0 të ndeshjes së parë me Wolfsburg.

Në “Santiago Bernabeu” përfundoi 3 – 0 me golat e Cristiano Ronaldo. Një zotërim i madrilenëve me Rolando që udhëhoqi skuadrën drejt suksesit. Sulmuesi portugez shënoi dy gola njëri pas tjetrit në pjesën e parë.

Në të dytën ishte përsëri ai që realizoi, por kësaj here nga një goditje dënimi duke arritur në kuotën e 16 golave sezonalë në Champions dhe 94 në tolal. Në sfidën tjetër kaloi Manchester City me fitoren 1 – 0 me Paris Saint Germain.

Sergio Aguero gaboi në goditjen e 11-metërshit në pjesën e parë, por Kevin De Bruyne realizoi në të dytën duke ndihmuar ekipin anglez të mbërrijë për herë të parë në këtë pikë të turneut. Sot do të vendosen edhe gjysmëfinalistët e tjerë në takimet Atletico Madrid – Barcelona dhe Benfica – Bayern Munchen./ TV KLAN