Ndeshjet e grupeve të Champions League që u luajtën të mërkurën prodhuan rezultate interesante. Tottenham Hotspur u shfaq e pamëshirshme ndaj Borussia Dormtund që në takimin e parë të cilin e fitoi 3-1.

Që në minutën e 4 shënuan anglezët. Barazimi i miqve erdhi shpejt por sërish nuk vonoi goli i avantazhit për Tottenham. Herry Kane shënoi edhe golin e tretë për skuadrën e tij në pjesën e dytë.

Real Madrid dhe Cristiano Ronaldo do të jenë të frikshëm edhe këtë sezon europian. Portugezi shënoi dy herë në fitoren 3-0 të skuadrës së tij ndaj APOEL Nikosia. Goli tjetër madrilen erdhi nga Sergio Ramos.

Sfidë me barazpeshë ishte ajo në “Anfield Road” ku Liverpool dhe Sevilla barazuan 2-2. E favorizuar nga ky takim doli skuadra spanjolle që mori një pikë me rëndësi në fushë kundërshtare duke realizuar dy herë.

Manchester City nuk e pati të vështirë ndaj Feyenoord. Në fushën holandeze skuadra e Pep Guardiolas shënoi 4 herë. Në takimet e tjera Napoli humbi ndaj Shakhtar 2-1. Beshiktashi fitoi ndaj Portos në Portugali 3-1.

CHAMPIONE LEAGUE

Liverpool      2 – 2    Sevilla

Maribor        1 – 1    Spartak M.

Feyenoord   0 – 4    Man City

Shakhtar       2 – 1    Napoli

Porto                         1 – 3    Besiktas

Leipzig           1 – 1    Monaco

Real Madrid 3 – 0    APOEL

Tottenham   3 – 1    Dortmund

/Tv Klan