Reali Madridit fitoi për herë të dhjetë Euroleague, turneun më të rëndësishëm në basketboll në nivel klubesh në kontinent. Suksesi me rezultatin 85 – 80 me Fenerbahçen mbrëmjen e së dielës në Beograd i kurorëzoi kampionë.

Ekipi turk edhe pse e nisi mirë sfidën nuk arriti ta mbyllte me një triumf.

Me kalimin e minutave ishte skuadra spanjolle që bëri diferencën. Me këtë trofe Spanja shkon në të njëjtën kuotë me Italinë për trofe, nga 13 secili.

Tv Klan