Real Madrid fitoi për herë të parë në fushën e Borussia Dortmund në një ndeshje të Champions League.

Cristiano Ronaldo shënoi 2 gola në triumfin 3 – 1  të madrilenëve. Kur rezultati ishte 0 – 0 kapiteni Ramos ndali një top me dorë shumë pranë portës, por për gjyqtarin nuk kishte 11-metërsh. Real është me pikë të plota pas dy ndeshjesh ashtu si Tottenham që mundi 3 – 0 Apoel Nicosian me golat e Harry Kane.

Spartak Moskva barazoi 1 – 1 me Liverpool, ndërsa Manchester City mundi 2 – 0 Shakhtar Donetsk. Fitore jashtë fushe edhe për Porto me rezultatin 3 – 0 me Monaco. Besiktas fitoi 2 – 0 me Leipzig dhe është me pikë të plota. Napoli i Elseid Hysajt mundi 3 – 1 Feyenoordin, ndërsa Maribor i Valon Ahmedit pësoi disfatë 3 – 0 me Sevilla./Tv Klan