Real Madrid nuk arrin të thyejë tabunë për të fituar në fushën e Borussia Dortmund. Takimi më i rëndësishëm i mbrëmjes në Champions League përfundoi në barazim 2 – 2.

Madrilenët edhe pse kaluan dy herë në avantazh nuk e përballuan presionin e vendasve, që zotëruan sfidën. Në këtë takim shënoi edhe Cristiano Ronaldo, i cili përshëndeti edhe Zinedine Zidane, duke i dhënë fund polemikave për zëvendësimin pak ditë më parë në kampionat.

Juventus fitoi pa shumë probleme në fushën e Dinamo Zagreb në ndeshjen e javës së dytë. Skuadra italiane nuk ishte më e ajo e takimit të parë me Sevilla, duke triumfuar me rezultatin 4 – 0. Suksesi i parë i Leicester në Champions League që mundi 1 – 0 Porto.

Tv Klan