Reali Madridit mundi 3 – 1 Napolin me përmbysje në sfidën e parë të fazës së 1/8 të Çempions Ligës e zhvilluar mbrëmë në “Santiago Bernabeu”.

Golin e Insinjes e barazoi disa minuta më vonë nga Benzema. Në pjesën e dytë Kros dhe Kasemiro vendosën fitoren e madrilenëve me golat e tyre.

Hysaj luajti të gjithë sfidën, por vuajti presionin e sulmit të spanjollëve. Në takimin tjetër të së mërkurës Bajerni fitoi thellë 5 – 1 me Arsenalin në Mynih.

Anglezët luajtën vetëm një pjesë, në të dytën ishin lojtarët e ekipit gjerman që zotëruan në fushë. Një sukses që e bën kualifikimin e ekipit gjerman në çerekfinale thuajse të sigurt edhe pse duhet të luhet ndeshja e kthimit./ TV KLAN