Real Madrid po kërkon me ngulm francezin Kylian Mbappe, madje ka edhe një akord. Sipas një artikulli në gazetë “Marca” madrilenët janë gati të shpenzojnë 180 milionë euro për sulmuesin e Monaco.

Një shifër rekord që nuk është paguar më parë në transferimin e një futbollisti. Për Mbappe është gati një kontratë 6-vjeçare me pagë 7 milionë euro në sezon. interes për 18-vjeçarin kanë shfaqur edhe Manchester City, Arsenal e Paris Saint Germain.

Të gjitha ofertat për Kylian Mbappe i kalojnë 100 milionë eurot. Disa ditë më parë Monaco ngriti shqetësim për kontakte të disa ekipeve me lojtarin dhe përfaqësuesit e tij.

Drejtuesit e klubit francez ishin mënjanuar dhe për këtë do t’i kërkohet FIFA-s të marrë masa. Kylian Mbappe shkëlqeu sezonin e kaluar me Monaco në kampionat dhe Champions League.

Tv Klan