Reali i Madridit dhe Juventusi zbresin sonte në fushën e blertë të stadiumit të Cardiffit në Uells për të shkruar historinë.

Skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane është në kërkim të titullit të 12-të të Ligës së Kampioneve ndërsa italianët e Allegrit kërkojnë titullin e parë që prej 1996-ës dhe të tretin në historinë e tyre.

Nëse fiton, Reali i Madridit do të bëhet skuadra e parë që fiton dy tituj UEFA Champions League rresht pas Milanit në vitet 1989 – 1990.

Ky do të ishte trofeu i tretë sezonal për Juventusin, pas fitimit të kupës dhe kampionatit në Itali, teksa edhe Reali i Madridit ka fituar kampionatin spanjoll duke lënë pas Barcelonën.

Trajneri i Realit, Zinedine Zidane, i cili ka luajtur për Juventusin në vitet 1996 – 2001 tha se takimi i sotëm nuk ka favorit. “Nuk jemi ne favoritë, as Juventusi. Është 50 me 50. Por, ne jemi në finale sërish dhe gjithçka është e mundur. Pres një lojë të hapur nga të dyja palët”, tha ai.

Takimi final i Ligës së Kampioneve do të drejtohet nga gjermani Felix Brych./tvklan.al