Real Madrid ka zhvilluar stërvitjen e fundit në prag të ndeshjes gjysmëfinale të botërorit të klubeve me Al Jazira. Klubi nga Abu Dhabi është pronë e Mansour bin Zayed bin Sultan Al Nahyan. Me rreth 38 miliardë dollarë pasuri, ai është i treti në botën e më të pasurve dhe beson se paraja mund të blejë thuajse gjithçka.

Pasioni i 48-vjeçarit për futbollin, e ka bërë atë të shpresojë se një ditë do të dominojë botën e këtij sporti. Jo më kot kompanitë e tij Abu Dhabi United Group dhe City Football Group, kanë në pronësi edhe klubet e futbollit Manchester City, New York City, Melbourne City, Yokohama Marinos dhe Torque në Uruguai.

Nëse me Manchetser City që drejtohet nga Guardiola me shumë mundësi mund të dominojë futbollin anglez këtë sezon, me skuadrën e tij arabe Al Jazira nuk do ta ketë të lehtë përballë Real Madrid.

Të paktën për këtë ndeshje vlen shprehja:

“Paraja nuk është gjithçka në jetë”.

Tv Klan