Real Madrid është skuadra fituese e edicionit të 16 të kupës së botës për klubet. Një ndeshje shumë e luftuar me japonezët e Kashima Antlers. Loja shkoi me shtesa pasi koha e rregullt përfundoi në barazim 2-2.

Cristiano Ronaldo është njeriu i ndeshjes me tre gola të shënuar, një prej të cilëve me 11-metërsh. Ronaldo siguroi barazimin me 2 gola në kohën e rregullt dhe shënoi dy të tjerë në shtesa. Në fillim të takimit ishte Benzema që i dha Realit avantazhin fillestar.

Kashima kishte rastet e saj, por traversa dhe eksperienca e madrilenëve ndaluan golin.

Ky është trofeu i dytë i botërorit të klubeve i fituar nga Real, ndërsa trajneri  Zinedine  Zidane feston titullin e tretë në drejtim të Realit.

Tv Klan