Në Spanjë Real Madrid është ekipi i të pathyeshmëve. Në disavantazh 1-3 në ndeshjen ndaj Sevilla e vlefshme për kupën e mbretit, Los Blankos e marrin veten dhe me Benzema në minutën e fundit arrijnë barazimin që në fakt vlen sa një rekord.

Ia kaluan edhe Barcelonës së sezonit 2015-2016. Falë barazimit 3-3 rekordi i Barcelonës 39 ndeshjeve radhazi pa humbje u thye nga Real, që edhe këtë sezon duket se do të jetë skuadra më e fortë në Evropë.

30 fitore, 10 barazime, 115 gola të shënuar 39 të pësuar. 26 prej golave janë shënuar nga Cristiano Ronaldo./ TV KLAN