real_madrid

Real Madrid ka treguar edhe nje herë forcën dhe madhështinë e kësaj skuadre, para nisjes së sezonit të ri në Spanjë. Skuadra e drejtuar nga Rafael Benitez mori fitoren e dytë radhazi në turneun veror të Kupës Ndërkombëtare të Kampionëve, duke mundur me rezultatin 3 me 0 Inter. Humbja e tretë radhazi kjo për skuadrën italiane, që u dorëzua shpejt përballë supremacisë së kundërshtarëve. Goli i Jese mbylli pjesën e parë dhe epërsinë e Realit, që do të vuloste për fitoren me rikthimin në fushë. Në fillim Varane e më pas Rodriguez, në limitet e kohës së rregullt vendosën me golat e tyre, fitoren e Real Madrid.

Tv Klan