Real Madrid v BarcelonaReali i Madridit ka fituar Kupën e Mbretit për herë të 19. Ekipi madrilen ka mundur Barcelonën me rezultatin 2 – 1 në takimin që u zhvillua në stadiumin “Mestaja”, në Valencia. Kristiano Ronaldo ka qëndruar në tribunë pasi është i dëmtuar, ndërsa katalanasit luajtur pa lojtarët kryesorë në mbrojtje. Triumfin e Realit të Madridit e ka vendosur goli i uellsianit Beil në minutat e fundit. Reali është ende në garë për të të fituar kampionatin dhe Çempions Ligën.

E. Sauku