realvsmilan

Reali i Madridit mundi Milanin vetëm pas goditejeve të 11 – metërshave në ndeshjen e luajtur në Shangai për turneun veror të Kupës Ndërkombëtare të Kampioneve.

Koha e rregullt do të mbyllej pa gola, ndërsa në sy ra loja e skuadrës milaniste.

Për kuqezinjtë vitet e vështira duket se kanë kaluar dhe nën drejtimin e Sinisha Mihajloviç, Milan është kthyer sërish te emri i madh, duke luajtur si i barabartë përballë skuadrës madrilene.

Megjithë rastet e shumta, si Reali ashtu edhe Milani, nuk do të gjenin rrugën e rrjetës, ndërsa gjithçka do të vendosej në maratonën e 11 – metërshave.

Madrilenët fituan 10 – 9 me penallti, vetëm pasi nga pika e bardhë goditën edhe portierët e dy skuadrave.

Tv Klan