Real Madrid prek fundin. Tashmë është krizë e vërtetë. Humbi në El Classico, barazoi në kupë me Celtan dhe Numancian dhe humbi në Bernabeu me Villareal që nuk kishte fituar kurrë më parë në këtë stadium.

Tashmë madrilenët po i largohen kreut dhe rrezikojnë të humbin edhe zonën Champiopns, pasi pikërisht Villareal është vetëm një pikë më pak.

Zidane për këtë takim përdori të njëjtët lojtarë. Lojë krijuan mjaft duke mos e lejuar skuadrën mike të kontrollonte topin. Goditën portën kundërshtare, por nuk e thyen dot portierin, i cili megjithëse më parë kish këputur nga dy herë ligamentet e të dy këmbëve ndali breshëritë e madrilenëve. Dy herë pati mundësi Ronaldo dhe nuk arriti të shënonte.

Real pretendoi për të paktën 2 penallti.

Me fillimin e pjesës së dytë Real vazhdoi të sulmojë dhe Villareal të rezistojë mirë derisa gjeti mundësinë e kundërsulmit në fund të takimit. Unal i gjendur përballë Navas përplasi topin në trupin e portierit madrilen ndërsa Fornals nga jashtë zone dërgoi topin në rrjetë me parabol. Bernabeu oshtinte nga vërshëllimat e tifozëve vendas ndaj skuadrës së tyre.

Tv Klan