real-20Reali Madridit është në finalen e Botërorit të Klubeve. Kualifikimi është arritur pas fitores 4 – 0 me meksikanët e Kruz Azul në takimin e zhvilluar në Marakesh.

Kampionët e Europës kanë luajtur me futbollistët më të mirë duke e vënë në presion kundërshtarin, që ka gabuar edhe një 11-metërsh në fundin e pjesës së parë.

Kjo është fitorja e 21 radhazi e Realit të Madridit që synon të fitojë Botërorin e Klubeve pas 12 vitesh. Ekipi madrilène do të luajë me të kualifikuarin e përballjes San Lorenco – Okland Siti që do të zhvillohet sot në mbrëmje po në Marakesh.

Tv Klan