Reali Madridit arriti një fitore me përmbysje me Bajernin në çerekfinalen e parë të Champions. Në Mynih rezultati përfundimtar ishte 2 – 1 në favor të ekipit spanjoll. Vidal shënoi për vendasit në takimin e së mërkurës, por më pas gaboi 11-metërshin në fillimin e pjesës së dytë.

Ronaldo shënoi 2 herë duke i dhënë fitoren Realit. Skuadra gjermane mbeti me 10 futbollistë prej minutës së 61’. Atletiko mundi me rezultatin 1 – 0 Leisterin. Monako befasoi Borusian e Dortmundit duke e mundur me rezultatin 3 – 2. Çerekfinalet e kthimit do të zhvillohen javën e ardhshme.

Tv Klan